17:52 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këta janë lojtarët e lënduar te Real Madridi

Sot u konfirmua nga klubi se Luka Modriq ka pësuar lëndim muskulor dhe nuk do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet e ardhshme, duke i shkaktuar mjaft telashe trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Por, këtu nuk mbarojnë problemet e francezit. Lista e lojtarëve të lënduar të Realit është mjaft e gjatë, shkruan Indeksonline

Zidane nuk do t’i ketë në dispozicion edhe 6 lojtarë të tjerë. Futbollistët që mungojnë shkaku i lëndimit te Real Madridi janë: Isco, James Rodriguez, Brahim Diaz, Marco Asensio, Eden Hazard, Luka Joviq dhe Luka Modriq.

Ndeshjet e Real Madridit tani nuk janë aspak të lehta ku do të përballet me PSG-në, Sevillën e Atletico Madridin./Indeksonline/