14:32 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këta janë lojtarët e nominuar për çmimin e ‘Futbollistit më të mirë të sezonit’ në Bundesligë

Sezoni i Bundesligë është pranë përfundimit. Kanë mbetur edhe dy gjiro për ta përmbyllur këtë kampionatin.

Tashmë Bayern Munchen është konfirmuar si kampion i Bundesligës, transmeton Indeksonline.

Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar listën e futbollistëve që janë në garë për çmimin e më të mirët për këtë sezon.

Në listë janë dy futbollist të Bayern Munchenit, dy të Dortmundit, një i Leipzig, një i Leverkusen dhe një i Schalkes.

Lista e plotë:

Robert Lewandoëski, Timo Werner, Erling Haaland, Jadon Sancho, Kai Havertz, Serge Gnabry dhe Amine Harit./Indeksonline/