75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këta janë lojtarët e vetëm të Real Madridit që flasin me James Rodríguez

James Rodriguez ka zbuluar se flet vetëm me 3 lojtarë të Real Madrid-it, klub nga i cilu u largua verën e kaluar për të nënshkruar me Bayern Munchen.

James, në pyetjet e Javier Hernandez Bonet ka pranuar se ndihet shumë i lumtur në Bayern Munich dhe gjithashtu ndër të tjera, ai nuk është i dëshpëruar që është larguar nga Madridi.

“Kam miq shumë të mirë atje, sa herë që mundem unë i shikoj ndeshjet e tyre” deklaroi James.

Ai gjithashtu vuri në dukje se për momentin është i fokusuar vetëm për skuadrën e tij. “Une jam duke menduar vetëm për Bayern Munich, une jam dy vite i huazuar dhe ndihem mjaft i lumtur në Bayern”.

Nga ana tjetër, James zbuloi gjithashtu se cilat janë ish-bashkëlojtarët e vetëm më të cilët komunikon ende. “Unë komunikoj me Sergio Ramos, Karim dhe Marcelo” , deklaroi ylli kolumbian. /IndeksOnline/