Këta janë medalistët e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026
Nga dje kanë nisur Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Milano-Cortina.
Që në garat e para, disa nga sportistët kanë marrë medaljet e para në sportet e ndryshme.

Francesca Lollobrigia, Franjo von Allmen dhe Frida Karlsson janë sportistët e parë që morën medaljen e artë.

Giovanni Franzoni, Ragne Wiklund dhe Ebba Anderson të argjendtën si dhe Valerie Maltais, Dominik Paris dhe Heidi Weng të bronztën.

Ndërsa sportistët tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, nisin rrugëtimin e tyre më 12 dhe 16 shkurt respektivisht./IndeksOnline/

