12:02 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këta janë mjekët zviceranë që kanë kryer ekspertizën për Astrit Deharin

Dje në hyrje të Prokurorisë Themelore në Prizren, Avni Dehari, pasi kishte marrë të përkthyer ekspertizën nga zviceranët për rastin e vdekjes së djalit të tij, kishte thënë se konkluzionet e atij raporti thonë se “Astrit Dehari është vrarë”.

Por kush janë mjekët, të cilët e kanë kryer ekspertizën e një prej vdekjeve më të mistershme në Kosovën e pasluftës.

Avni Dehari kishte falënderuar Institutin Zviceran dhe mjekët që e kishin kryer ekspertizën e rastit të vdekjes së djalit të tij në Qendrën e Paraburgimit, në Prizren.

Në fund të raportit shkruhen 4 emrat e mjekëve, të cilët e kanë kryer këtë ekspertizë, në të cilën sipas përkthimit, i cili është pranuar dhe prezantuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, thuhet se mundësitë që Astrit Dehari të ketë kryer vetëvrasjes janë shumë të vogla dhe se duhet të niset një hetim i ri, duke lënë kështu të hapura dyshimet se ai mund të jetë vrarë, pasi që thuhet të merret parasysh edhe përfshirja e një pale të tretë.

Por kush janë katër mjekët që kanë kryer raportin:

  1. Prof .Silke Grabherr, drejtoreshë e Qendrës Universitare për Mjekësi Ligjore, Lozanë, Gjenevë.
  2. Vincent Castella, Spitali Universitar i Luzanës, CHUV, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
  3. Tony Fracasso, Spitali Universitar i Gjenevës, HUG, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
  4. Christian Gehrig , MSc, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore në Gjenevë