75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 08 Janar 2026 / AR

Këta janë opinionistët, që po lenë gjurmë në “Big Brother VIP Kosova”

“Big Brother VIP Kosova” ndër vite ka qenë një nga spektaklet më të ndjekura televizive, jo vetëm për dinamikat mes banorëve, por edhe për rolin e opinionistëve që kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin e opinionit publik.

Olti Curri u shqua për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh ironike, duke u kthyer shpejt në një nga figurat më të diskutuara të panelit. Në krah të tij, Afërdita Paqarada solli analiza të qeta dhe profesionale, duke ruajtur balancën në debatet e forta që karakterizuan spektaklin.

Në sezonin pasues, Milaim Zeka u bë një nga opinionistët më polemikë, i njohur për qëndrimet e forta dhe deklaratat pa filtër. Ndërkohë, Olta Gixhari, e ardhur nga bota e aktrimit, solli një qasje më emocionale dhe personale në analizën e lojës së banorëve. Ajo është pjesë e këtij formati edhe këtë sezon.

Lista e opinionistëve që po lë gjurmë këtë sezone është Leonora Jakupi, e cila me elegancën dhe qetësinë e saj po i jep një dimension tjetër diskutimeve në studio, duke u vlerësuar për komentet e balancuara dhe maturinë.

Opinionistët kanë qenë një element kyç në suksesin e “Big Brother VIP Kosova”, duke e bërë spektaklin jo vetëm një reality show, por edhe një arenë debatesh që ka mbajtur të mbërthyer publikun çdo sezon./Indeksonline/