13:44 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përfituesit për ndërtimin e stallave me participim, për shpendari dhe lopë qumështore

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Rahovecit, bazuar në vendimin e kryetarit të komunës Nr.02/069/19 të datës 11/10/2019 ka formuar komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve në bazë të thirrjes për aplikim, komisioni ka përzgjedhur fermerët, të cilët kanë përmbushur kriteret e aplikimit.

Sipas njoftimit, të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratat dhe ta kryejnë participimin prej 20% nga data 18/11/2019 (e hënë).

Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 7 ditë nga data e publikimit të rezultateve.

Në këtë vegët: Raporti per perfituesit e stallave per shpendari dhe lopë qumeshtore , mund të gjeni të gjitha të dhënat e duhura përfshirë emrat e përfituesve dhe të dhënat e tjera. /Indeksonline/