Këta janë personat e arrestuar në Telekomin e Kosovës

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të Post Telekomit të Kosovës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Armend Osaj dhe Trim Musliu, shkruan IndeksOnline.


Sipas burimeve, arrestimet e tyre lidhen me nënshkrimin e disa kontratave, me shuma të larta parash.
IndeksOnline mëson se pritet të ketë edhe arrestime të tjera në Telekomin e Kosovës./IndeksOnline/