Këta janë pesë portierët më të mirë në botë aktualisht sipas Buffonit

Njëri nga portierët më të mirë në dekadat e fundit, Gianluigi Buffon, ka zgjedhur pesë portierët më të mirë në botë aktualisht.
Legjenda e Juventusit, në vendin e parë vendosi portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois, transmeton IndeksOnline.
Ganiluigi Donnarumma i PSG-së është në vendin e dytë ndërsa vendin e tretë e zë portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer.
Portieri i Atletico Madridt, John Oblak renditet në vendin e katërt sipas buffonit, kurse portieri i Milanit, Mike Maignan, e mbyll top pesshën e portierve më të mirë në botë aktualisht.
Edhe pse 44 vjeçar, Buffon ende është aktiv në futboll, ku ky është sezoni i tij i dytë me skuadrën italiane Parma./IndeksOnline/