Këta janë pesë portierët më të mirë në botë sipas Casillasit

Legjenda dhe ish portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka zgjedhur pesë portierët më të mirë aktualisht në botë.
Spanjolli në një intervistë për AS, ka zgjedhur Thibaut Courtois, si portierin më të mirë në botë, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e dytë sipas Casillasit, është portieri i Manchester Cityt, Ederson.
Kjo pëseshe e tij kompletohet me Jan Oblak nga Atletico Madrid, Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona dhe Manuel Neuer i Bayern Munchen./IndeksOnline/