75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këta janë 5 specialistët, që do të nisin punën në Spitalin e Mitrovicës

Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, do t’i shtohen pesë specialistë; tre pulmologë, një gjenekolog dhe një kirurg, transmeton Indeksonline.

Por, gjithashtu shumë shpejt në këtë institucion, do të nisin punën edhe dy mjekë, një emergjent dhe një reaumatolog.

Madje, u.d i drejtori ekzekutiv dr. Enis Istrefi , sot priti këta mjekë për të nënshkruar kontratat e punës.

Këta janë mjekët dhe specialistët, që do to të jenë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës:

Dr. Vehbi Salihu – Mjek Emergjent
Dr. Llaura Pula – Plulmolog
Dr. Leonard Muja – Pulmolog
Dr. Sylejman Uka – Pulmolog
Dr. Arton Shala – Reumatolog
Dr. Arben Hajrizi – Obstetër- Gjinekolog
Dr. Ilir Hajzeri – Kirurg