12:36 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këta janë policët që u arrestuan dje lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Dy policët serbë të cilët u arrestuan mbrëmë në veri të Mitrovicës, janë Dragisha Markoviq (20.03.1970) dhe Zharko Jovanoviq (26.12.1970).

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se ata kishin qenë pjesëtarë të MUP-it, porse janë inkuadruar në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Kujtojmë se dje Inspektorati Policor ka konfirmuar arrestimin e këtyre dy policëve për “manipulim me prova” në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri.

“Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sot (10.02.2018) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhej në komunikatën e Inspektoriatit Policor./Indeksonline/