11:30 / E Premte, 25 Maj 2018 / k.v

Këta janë shkaktarët e puçrrave të gjuhës

Puçrrat e gjuhës janë të zakonshme dhe ka shumë shkaqe të mundshme, duke përfshirë lëndimet, alergjitë dhe infeksionet. Megjithëse gungat e gjuhës mund të ndjehen të çuditshme dhe mund të shkaktojnë shqetësim, ato zakonisht janë të padëmshme.

Disa njerëz me gunga apo puçrra në gjuhën e tyre mund të shqetësohen për kancerin, por kanceri i gojës është relativisht i rrallë, transmeton Indeksonline.

Shkaqet:

Një nga shkaktarët janë lëndimet e ndryshme të gjuhës qoftë djegiet apo diçka të ngjashme.

Alergjitë, qoftë ato në ushqime të caktuara mund të bëjnë gjithashtu që të shfaqen puçrrat në gjuhë.

Një tjetër shkaktarë janë edhe infeksionet e ndryshme. Gungat mund të shfaqen edhe për shkak të turberkulozit.

Shfaqja e gungave në gjuhë mund të jenë edhe paralajmërim I sëmundjes së kancerit./Indeksonline/