75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / k.v

Këta janë shtatë anëtarët e bordit të RTK-së që u shkarkuan nga Kuvendi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 64 vota PËR ka shkarkuar sot kryetarin dhe shtatë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Kuvendi i ka shkarkuar me votim veç e veç secilin anëtar, transmeton IndeksOnline.

Të sapo shkarkuarit janë: Sali Bashota/ Kryetar, Agron Gashi / Anëtar, Lirim Geci / Anëtar, Fadil Miftari / Anëtar, Ilir Bytyçi / Anëtar, Bajram Mjeku / Anëtar, Petrit Musolli / Anëtar dhe Albinot Maloku / Anëtar./IndeksOnline/