Këta janë të famshmit që po praktikojnë agjërimin, pasi studiuesit pohojnë se zgjatë jetëgjatësinë
Agjërimi mund të mbaj trupi tuaj më të ri, zgjatë jetëgjatësinë dhe përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm, ka sugjeruar një studim i ri i Universitet të Harvardit.
Forma të ndryshme të agjërimit ndihmojnë për humbjen e peshës dhe rritjen e produktivitetit, transmeton Indeksonline.
Përderisa ende janë duke u hulumtuar për mangësitë dhe përfitimet e agjërimit, studimi i ri i Harvardit më në fund shpjegon se agjërimi i përhershëm mund të mbaj trupin “e ri” në një nivel qelizor.
Agjërimi është dieta më e re së fundmi në të cilën janë fut edhe të famshmit si Benedict Cumberbatch dhe Beyonce, të cilët vlerësojnë lartë virtytet e dietës 5:2. Kjo do të thotë se në pesë ditë të javës të hahet, ndërsa në dy ditë të futet në agjërim.
Studiuesit e Harvardit kanë thënë se ata që përdorin këtë dietë do jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm./Indeksonline/