Këta janë të lënduarit nga aksidenti në Saradran
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e sotme, në Saradran të Istogut.
IndeksOnline raporton se aksidenti ndodhi për pasojë të përplasjes ndërmjet një veture dhe një traktori, që të dyja që përfunduan jashtë rrugës.
Burime të IndeksOnline pohojnë se të përfshirë në aksident ishin G. Madanaj dhe A. Osmanaj. Viktimat raportohet të kenë pësuar lëndime të lehta trupore.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

