75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / Z S

Këta janë të ndaluarit për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar në Prizren, ku tre persona nga e njëjta familje kanë përfunduar në pranga.

Indeksonline mëson se gjatë aksionit janë arrestuar babai bashkë me dy djemtë e tij.

Bëhet fjalë për Eduart Kaçinari, Anton Kaçinari, Robert Kaçinari.

Po ashtu mësohet se Eduard dhe Anton Kaçinari, janë arrestuar nën dyshimin për “fajde dhe detyrim”, ndërsa Robert Kaçinari për “armëmbajtje pa leje”./Indeksonline