75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Të nominuarit për çmimin e më të mirit për muajin dhjetor, në Premierligë

Llogaria zyrtare e Premierligës në Twitter ka publikuar emrat e të nominuarve për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Alexander Arnold, Buendia, Calvert-Lewin, De Bruyne, Foster, Ings, Traore e Vardy janë të nominuarit për muajin që lamë pas.

Veçori e kësaj radhe është se asnjë ekip nuk ka nga dy lojtarë të nominuar, siç ndodhte zakonisht.

Më herët, këtë çmim e fituan Pukki për muajin gusht, Aubameyang për muajin shtator, Vardy për muajin tetor dhe Mane për muajin nëntor./Indeksonline/