75 Mall Live Search
12:29 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këta janë të nominuarit për çmimin e më të mirit të muajit gusht, në Premierligë

Sezoni i ri i Premierligës ka një muaj që ka filluar dhe është duke u bërë interesante gara javë pas jave.

Liverpool prin i vetëm në tabelë me pikët maksimale pas 4 xhirove, të ndjekur nga Man City me 10 pikë dhe Leicester me 8, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve që lanë shenja këtë muaj, Premierliga ka bërë listën e të nominuarve për më të mirin e këtij muaji.

Sergio Aguero, Ashley Barnes, Kevin de Bruyne, Roberto Firmino, Teemu Pukki dhe Raheem Sterling janë në garë për më të mirin e muajit të parë të Premierligës./Indeksonline/