Këta janë tetë emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së të emëruar nga presidentja Osmani

Tetë anëtarë të rinjë të KQZ-së janë emërtuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të martën.
Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina konfirmoj këtë për IndeksOnline.
Ai ka dhënë emrat e anëtarëve të rinj, ndërkaq për dy të tjerë tha se Presidentja po pret sqarime shtesë nga Kushtetuesja.
“Anëtarët e emëruar janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmanaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK)”, tha keshilltari Bekim Kupina.
Ai ka sqaruar se për dy anëtarët e fundit, Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Ilir Gashi, janë kërkuar sqarime shtesë.