75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / Z S

Këta janë top 5-së kandidatët më të votuar nga koalicioni AAK-Nisma pas numërimit të 92.58% të vendvotimeve

Pas numërimit të 92.58% të vendvotimeve ka ndryshuar edhe numri i votave të kandidatëve për deputet.

Në listën e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët del se Ramush Haradinaj ka siguruar 38 mijë e 346 vota.

Pas tij rënditet Fatmir Limaj me 22 mijë e 528 vota. Në pozitën e tretë rënditet Daut Haradinaj me 22 mijë vota.

Pozitën e katërt e ka rëmbyer Bekë Berisha me 13 mijë vota dhe Time Kadriaj në pozitën e pestë me 13 mijë vota./Indeksonline/