19:09 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Këta janë trajnerët e klubeve të Superligës që i shpëtuan valës së shkarkimeve!

Superliga e Kosovës çdo vit po bëhet edhe me çuditshme sa i përket ardhjes dhe largimit të trajnerëve.

Sot ku kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të shpalljes së kampionit të Superligës, skuadra e Ballkanit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Bledi Shkëmbin, shkruan IndeksOnline

Por, para këtij shkarkimi, Ballkani kishte vepruar njëjtë edhe në sezoni vjeshtor, ku e largoi Ismet Munishin.

Ndërsa, trajnerët që nuk janë shkarkuar kanë mbetur vetëm pesë nga 10 skuadra pjesëmarrëse në Superligë.

Fjala është për Ardian Nuhiun e Dritës, Arbnor Morina e Arbërisë, Tahir Batatina i Llapit, Shpëtim Idrizi i Trepçës’89 dhe Zikrija Ramadani i Prishtinës.

Pra, gjashtë skuadrat e tjera pjesmarrëse në Superligë, secila ka shkarkuar trajnerin.