20:18 / E Martë, 02 Qershor 2020

Këta janë tre deputetët e rinj të LDK-së

Kryesia e LDK-së sot ka mbajtur një mbledhje, derisa pas përfundimit të saj kryetari Isa Mustafa dhe mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantuan emrat e ministrave të LDK-së ashtu siç raportoi pak çaste më parë edhe IndeksOnline, e këta janë:

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Ndërsa, zëvëndëskryeministër do të jetë Driton Selmanaj.

Sipas kësaj liste, del që tre deputetët Armend Zemaj, Arban Abrashi e Driton Selmanaj, do ta lëshojnë karrigen e tyre në Kuvend, transmeton Indeksonline.

E, në vend të tyre, do të vijnë tre deputetë të tjerë, të cilët sipas numrit të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, pasojnë në listë.

Këta janë: Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi.

Ndryshe, nesër në orën 11:00 do të nis seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e qeverisë Hoti./Indeksonline