14:24 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këta janë 3 kandidatët e VV-së që iu drejtuan Gjykatës Supreme

Tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje i janë drejtuar me një ankesë Gjykatës Supreme kundër vendimit të PZAP-it, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si edhe votën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për tre kandidatët; Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të cilët pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja (7 nëntor) ishin verifikuar si deputetë të Parlamentit, shkruan Indeksonline

“Vetëm pazari i PZAP-it u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetët vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht. Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë të shpallur nga KQZ-ja si deputetë të listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar zyrtari i LVV-së në KQZ.

Ndryshe, pas këtij vendimi, Nisma – AKR kanë fituar 6 vende në Parlametin e Kosovës. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person, eyeglasses
Alban Hyseni
Image may contain: 1 person, closeup and text
Arta Bajralija
Image may contain: 1 person, eyeglasses and closeup
Enver Haliti