Këta janë tre mesfushorët të cilët do Barcelona dëshiron t’i shes gjatë afatit dimëror
Barcelona është gati të lejoj mesfushorët Ivan Rakitic, Carles Alena dhe Riqui Puig të largohen gjatë afatit dimëror.
Treshja nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e Ernesto Valverde, i cili preferon mesfushën prej Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Arthur.
Arturo Vidal dhe Sergio Roberto janë dy lojtarët e tjerë të cilët kanë të drejtën për të luajtur para tyre.
Mediat spanjolle thonë se klubi blaugranas dëshiron t’i shet gjatë afatit dimëror, transmeton KosovaPress.
Rakitic është i lidhur me një transferim në Itali ose Francë, Alena është i kërkuar nga Real Betis dhe Tottenham, ndërsa nëse të dy largohen atëherë Puig mund të qëndroj në skuadër.