17:59 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këta janë tre numrat fitues që u tërhoqën nga ATK për kampanjën e kuponëve fiskal!

(I plotësuar 18:30) – Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me jurinë në prezencë ka bërë tërheqjen e tre numrave potencial fitues për kampanjën TM4 të kuponëve fiskal.

Numri i parë potencial është 74 me gjithsej 553 fitues, numri i dytë 137 me 159 fitues dhe numri i 3-të 83 me 537 fitues, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, në total numri i qytetarëve që kanë fituar është 1.249.

Indeksonline mëson se lista përfundimtare e qytetarëve që kanë fituar nga kjo kampanjë do të publikohet nesër ku do të ua sjellim listën e plotë të tyre.


Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbledhur kuponët fiskal sot do kenë mundësi të jenë fitues gjatë tërheqjes së numrave potencial që do të bëhet pas pak.

Sipas njoftimit të ATK-së, tërheqja bëhet duke filluar nga ora 18:00 në Radio Televisionin Publik, transmeton Indeksonline.

Gjatë transmetimit do të tërheqen 3 numra potencial fitues, ku qytetarët do të kenë mundësi të fitojnë shumën prej 25 euro deri 100, pra jo më shumë se kjo e fundit.

Kujtojmë se kjo tërheqje është e vlefshme për kampanjën e TM4 të kuponëve fiskal.

Më poshtë ndiqeni LIVE tërheqjen e fituesve për  kuponëve fiskal:

Tërheqja e kuponëve fiskal: