75 Mall Live Search
14:23 / E Diele, 10 Prill 2022 / LB

Këta janë tre personat e arrestuar në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike marihuanë dhe një mulli për bluarjen e saj.

Burime të Indeksonline bënë me dije se personat e arrestuar janë: Hajdar Berisha, Ferdijan Arifaj dhe Nexhat Ajeti.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.