75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Këta janë vëllezërit Arifaj që humbën jetën në aksidentin tragjik sot në Gjermani

Këto janë dy foto që kanë dalë së bashku dy vëllezërit Arifaj, që humbën jetën sot në një aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bruckberg afër Munchenit në Gjermani.

Vdekja të dy të rinjve ka shkaktuar pikëllim të thellë tek opinioni i përgjithshëm në Kosovë, ku me telegrame ngushëllime i janë drejtuar krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë familjarëve të viktimave.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit ky është rast i rëndë dhe një ditë zie tejet pikëlluese, tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune.