00:01 / E Diele, 17 Shtator 2023 / MSH

Këta janë viktimat nga vetaksidenti tragjik në Podujevë

Një vetaksident i rëndë ka tronditur sonte Podujevën.

Indeksonline raporton se një veturë është vetaksidentuar në rrugën Sfeqël-Shajkovc, ku tre persona pësuan lëndime trupore.

Dy nga ta nuk u bënë ballë këtyre plagëve, duke ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Qendrim Boshnjakun, 28 vjeçar dhe Ultrim Mehmetin, 42 vjeçar.

I lënduar rëndë nga ky aksident ka mbetur një tjetër pasagjer.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur” tha Ahmeti.

Tutje, zëdhënësja e Policisë njoftoi se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa njësitet relevante nga Njësiti i trafikut po merret me zbardhjen e rastit.

Më poshtë pamje nga aksidenti.