75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / AR

Këta janë yjet e famshëm që i përkasin komunitetit LGBTQ+

Gjatë muajve të fundit, disa yje kanë folur për seksualitetin dhe identitetin e tyre gjinor, duke zbuluar se janë pjesë e komunitetit LGBTQ+ .

Justjared ka bërë një listë duke shkruar disa nga ata, transmeton Indeksonline.

Bella Ramsey , e njohur më së shumti për rolin e saj si Lyanna Mormont në The Last of Us , doli si fluide gjinore.

Bella Ramsey

Aktori 29-vjeçar britanik, Alexander Lincoln, i njohur më së shumti për rolin e Jamie Tate në Emmerdale Farm dhe Mark Newton në In From the Side, doli publikisht në janar me deklaratën që është pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Alexander Lincoln

Noah Schnapp , i cili njihet më së shumti për rolin e tij si Will Byers në serialin e Netflix Stranger Things , është shfaqur si homoseksual.

Noah Schnapp

Lil Nas X ka thënë hapur se është homoseksual, por pranoi se mund të jetë “pak biseksual”.

Lil Nas X

Curtis Hamilton doli publikisht me deklaratën që është homoseksual.

Curtis Hamilton

Alison Brie me anë të një postimi në Twitter shkroi : “Dëgjo, unë jam biseksuale”

Alison Brie

Jakub Janto , ylli 27-vjeçar i futbollit dhe lojtari i kombëtares së Republikës Çeke, bëri histori si futbollisti i parë aktiv ndërkombëtar që doli si homoseksual.

jakob-jankto

Ai ndau një video në shkurt në rrjetet sociale duke njoftuar zyrtarisht se është një homoseksual./Indeksonline/