75 Mall Live Search
19:46 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

Këta janë zyrtarët e Komunës së Pejës që u ndaluan për ndërtimet e kundërligjshme

Indeksonline nga burimet e veta ka mësuar emrat e zyrtarëve të ndaluar në Komunën e Pejës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme.

Të shtatë personat, janë shoqëruar sot në stacionet policore përkatese nga Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Ata pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Këta janë zyrtarët e ndaluar:

Arianit Krasniqi – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës

Mustafë Nila – Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

Mentor Beqiri – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës

Argjend Lleshi –  Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

Osman Kollqaku – Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës

Plarent Trakaniqi dhe Faton Bajselmani (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës)