16:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këta lojtarë do të kishin fituar Topin e Artë po të mos ishin Messi e Ronaldo

Messi e Ronaldo janë barazuar me numrin e Topave të Artë. Dy futbollistët më të mirë në botë në dekadën e fundit kanë fituar së bashku dhjetë Topa të Artë. Por, a ju ka shkuar mendja ndonjëherë se kush do ta kishte fituar Topin e Artë po të mos ekzistonin Messi e Ronaldo.

Në vazhdim do të mësoni se kush do të ishin fitimtarët e këtij çmimi po të mos ekzistonin “Pleshti” e CR7.

Në vitin 2008 Topi i Artë do t’i takonte Ferndando Torresit pas suksesit që kishte me Spanjën në Kupën e Botës. Xavi do ta fitonte para Messin në vitin 2009 këtë çmim pasi përveç sukseseve me Spanjën, kishte fituar të gjitha kupat e mundshme me Barcelonën, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2010 Iniesta duhej të ishte fitues i “Ballon D’OR”. Në vitin 2011 Xavi poashtu do të duhej ta fitonte këtë çmim.

Iniesa poashtu do ta fitonte çmimin në vitin 2012. Një vit më pas çmimi do t’i takonte Frank Riberys.

Manuel Neuer do të ishte portieri i parë që do ta fitonte këtë çmim në vitin 2014.

Në vitin 2015 po të mos ekzistonte Messi, Neymar do të ishte fatlumi i këtij çmimi.

Po të mos ishte Ronaldo, Griezmann do të duhej të ishte fitues i Topit të Artë. Në vitin 2017 këtë çmim do të duhej ta fitonte Neymar./Indeksonline/