75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Këta monstra dhunuesish të egër, i ka prodhuar politika e pamoralshme dhe drejtësia e pamoralshme”

Shokues ishte rasti i fundit i raportuar se një vajzë e mitur u bë pre e dhunimit seksual dhe abuzimit nga hetuesi i Policisë së Kosovës në komunën e Drenasit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se këta monstra dhunuesish të egër, i ka prodhuar politika e pamoralshme dhe drejtësia e pamoralshme.

Tutje ai ka sqaruar sepse kjo ndodhë kur shohin sjelljet dhe veprime te pamoralshme të shumë politikanëve dhe kur binden se nuk i arrin dora e drejtësisë, njerëzit e poshtër trimërohen dhe bëjnë punë të ndyra, transmeton Indeksonlne.

Reagimi i plotë i tij:

Këta monstra dhunuesish të egër, i ka prodhuar politika e pamoralshme dhe drejtësia e pamoralshme. Pse? Sepse kur shohin sjelljet dhe veprimet e pamoralshme të shumë politikanëve dhe kur binden se nuk i arrin dora e drejtësisë, njerëzit e poshtër trimërohen dhe bëjnë punë të ndyra. Zatën, shteti është formuar për të bërë kujdestari mbi dhunuesit e për t’i mbrojtur të dobëtit.