18:11 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Këta njerëz meritojnë përmendore në Kosovë” – thotë Maliqi

Kur nuk ishim të pranuar në FIFA dhe UEFA, ka pasur përpjekje të mëdha në të gjitha aspektet që të zhvillohet futbolli i Kosovës.

Në lidhje me investimet e vazhdueshme në futbollin kosovar, tani ka folur edhe sulmuesi i njohur kosovar, Behar Maliqi.

Maliqi, i cili iu bashkua Llapit pas disa viteve impresive te Feronikeli, ka thënë se ata që kanë investuar te futbolli ynë, meritojnë shumë, transmeton IndeksOnline.

Sipas Maliqit, njerëzit në fjalë meritojnë përmendore në Kosovë për veprat e tyre në progresin e futbollit vendor.

“Ka njerëz që e kanë shkrirë pasurinë e tyre me qëllim që ta mbajnë gjallë futbollin e Kosovës. Për mendimin tim, këta njerëz meritojnë përmendore”.

”Janë investuar shumë të mëdha në mënyrë që futbolli kosovar të jetë gjallë”, tha Maliqi për ”Sports Show”./IndeksOnline/