75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Këta persona lirohen nga puna, sipas masave të reja të Qeverisë së Kosovës

Kohët e fundit dukshëm ka rënë numri i të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Pas kësaj, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshimin e masave për mbrojtje ndaj kësaj pandemie.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se janë një kategori e personave, që lirohen nga detyra.

“Punëtorët me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse lirohen nga paraqitja në punë, si në institucionet publike, ashtu edhe në ato private. Ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundur, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia”, kanë bërë me dije burime të IndeksOnlinet. /IndeksOnline/