75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / G T

Këta pritet të jenë tre lojtarët e parë që do largohen nga Manchester City

Skuadra e Manchester Cityt po përballet me rezultate tejet negative në sezonin 2024/25.

Dhe tashmë, klubi nga Premier League ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës, por fillimisht është duke u munduar ta pastrojë skuadrën, shkruan Indeksonline

Siç raporton “Daily Star”, tre lojtarët e parë që priten të largohen nga “Etihad” janë: Jack Grealish, Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne.

Përveç kësaj tresheje, nga City mund të largohet edhe trajneri Pep Guardiola.

Kujtojmë se këtë sezon, City është në garë vetëm për titullin e FA Cup-ës./Indeksonline/