75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Këta punëtorë se kanë problem, gjuajnë blloka e krijojnë zhurmë me sabah në Prizren

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë filluar të kryejnë punën e tyre të përditshme, të ndërtojnë.

Mirëpo banorët në lagjen Ortakoll në Prizren po ankohen se këta punëtorë nga katet e larta të ndërtesës në të cilën po punojnë, po gjuajnë blloka në kamionin që po i pret poshtë, duke shkaktuar zhurmë të madhe, ani pse ishte ora vetë 07:00.

Në pamjet e dërguara në adresë të IndeksOnline, shihet teksa bëjnë këtë veprim, ani pse është akoma herët dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike.

IndeksOnline ju sjell pamje: