75 Mall Live Search
22:20 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / AR

Këta të famshëm u bën prindër në vitin 2024

Disanga yjet më të mëdhenj të Hollivudit u bën prindër në vitin 2024.

Disa e kanë zbuluar me postimet në rrjetet e tyre sociale, e disa janë kapur nga paparacët, transmeton Indeksonline/

Këtu është një listë e disa yjeve të Hollivudit që mirëpritën fëmijë këtë vit.

Këngëtarja Cardi B solli në jetë fëmijën e tretë më 7 shtator. “Gjëja e vogël më e bukur. 07/09/2024”, ka shkruar ajo krahas një sërë fotosh duke u gëzuar teksa mban vajzën e saj të vogël në shtratin e spitalit.

Justin Bieber njoftoi më 23 gusht se gruaja e tij Hailey solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Këngëtari ka ndarë lajmin emocionues në Instagram duke postuar një foto të këmbës së vogël të fëmijës së tyre.

Fëmija i tyre quhet Jack Blues Bieber.

Ylli brazilian i futbollit Neymar mirëpriti vajzën e tij të dytë, Helena, më 3 korrik. Ai e ndau lajmin emocionues përmes Instagramit më 20 korrik, duke postuar disa foto të foshnjës, duke përfshirë një me djalin e tij 12-vjeçar Davi Lucca duke e përqafuar atë.

Maluma zbuloi se mirëpriti fëmijën e tij të parë me të dashurën Susana Gómez më 9 mars. “Dashuria e jetës sonë, Paris Londoño Gomez, lindi”, ka shkruar ai krahas një fotoje të një dore të vogël./Indeksonline/