75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këta trajnerë “fërkojnë” duart për të marrë drejtimin e Realit

Real Madridi pësoi një humbje të turpshme 3:0 kundër Paris Saint-Germainit, të martën.

Pasi investuan mbi 300 milionë euro në nënshkrime të reja gjatë verës, shumë menduan se Los Blancosi, do të kishte zgjidhur çështjee. Sidoqoftë, ende duket se ka disa probleme dhe presioni tashti është duke u rritur te trajneri kryesor, Zinedine Zidane.

Sipas raporteve nga  La Repubblica , Jose Mourinho, është përsëri duke u ndjekur si një trajner i mundshëm për klubin; me vetë trajnerin duke thënë se ai do të konsideronte një rikthim në menaxhim nëse do të ishte me një klub të kalibrit të Madridit, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë,  Corriere dello Sport po raportojnë se është Massimiliano Allegri ai që është në listë të ngushtë si trajneri i mundshëm i rradhës. Tani Madridi ka katër ndeshje vendimtare që do të përcaktojnë nëse Zidane është akoma i përshtatshëm për të udhëhequr klubin./Indeksonline/