12:20 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Ketamina, mund të ndihmojë në trajtimin e migrenës

Një raport nga NHS-ja ka treguar se 20 për qind e grave në Mbretërinë e Bashkuar janë të prekura nga migrena disa herë në javë.

Simptomat e migrenës përfshijnë dhembje të mëdha koke, marramendje dhe dhembje të ndryshme të cilat e bëjnë të vështirë shkuarjen në punë dhe kryerjen e detyrave të ndryshme.

Në fakt, sipas disa statistikave, një në pesë gra e kanë humbur punën e tyre për shkak të migrenës.

Migrena kryesisht trajtohet duke u shtrirë në një dhomë krejtësisht të errët dhe duke përdorur ibuprofen, por raportet e fundit tregojnë se personat e prekur me migrenën mund të trajtohen me një dozë të ketaminës për t’i larguar dhembjet.

Ketamina është aneszaetik i përgjithshëm, i fuqishëm i cili ndihmon në ndaljen e dhembjeve dhe përdoret gjatë operacioneve në njerëz dhe në kafshë.

Ekipi i hulumtuesve nga SHBA-ja ka treguar se doza të vogla të ketaminës mund të shërbejnë si mënyrë për ndaljen e dhembjeve të mëdha të kokës.