“Këtë herë Troja nuk do të mposhtet” – baneri i “Dardanëve” para ndeshjes Kosovë-Greqi

Nesër nga ora 20e45 do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombëve.
Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, tashmë kanë përgatitur një baner për të “mirëpritur” kombëtaren e Greqisë, transmeton Indeksonline.
“Troja kësaj here nuk do të mposhtet”, shkruhet në banerin e tifozëve të Kosovës.
Ky baner ka lidhje me luftën e Greqisë dhe Trojës, ku ushtarët grekë kishin mposht trojanët duhe hryë fshehurazi në territorin e tyre me anë të një kalit.
Dy skuadrat barazuan në ndeshjet e fundit dhe duan tre pikët për të shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombëve./Indeksonline/
#KOSGRE ???? pic.twitter.com/btnftPs4U7
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) September 5, 2020