BMW M3 F80, një model unikal me modifikime
Divizioni M i BMW tashmë veç pritet të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të M3, por pas shikimit të këtij modeli F80 me siguri që do të pajtoheni se sedani sportiv ende duket tërheqës.
Meqë gjithmonë ka njerëz që nuk janë të kënaqur me normalen, ata zgjedhin të modifikojnë makinën e tyre, më shumë sa i përket ngjyrave dhe pjesëve shtesë.
Si shembull mund të merret kjo M3 e veçantë e ngjyrosur me të zezë, me një modifikim që thekson linjat e trupit dhe rrudhat në pjesët e jashtme të makinës.
Për t’i dhënë një prani shtesë asaj, gjithashtu është pajisur me një sërë rrota prej 20 inç me dy palë Brixton Forged PF1 Duo të përfunduara në Saten Black, ndërsa përmirësimet shtesë përfshijnë spiralet KW dhe auspuh titani Akrapovic.
Kjo makinë ka një motor 3.0 litërsh twin-turbo me gjashtë cilindra dhe gjeneron plot 425 kuajfuqi. Shifra kto të mjaftueshme për çdo konkurrent sportiv të llojit të vet. Ndoshta përjashtim Mercedes-Benz C63 S. /IndeksOnline/