75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Këtë moment të Einxhel në “BBV”, prindërit e saj e kanë ruajtur me kornizë në mur

Një nga momentet më emocionues të Einxhel në Big Brother Vip ka qenë ai kur për disa momente në mbrëmjen e Krishtlindjeve u shfaq në studion e spektaklit për ta drejtuar atë.

Einxhel e superoi atë moment mes shumë emocionesh dhe arriti të shkëlqejë nën drejtimin e papritur dhe të papërgatitur.

Ky moment ka qenë ndër më të dashurit edhe për prindërit e Einxhel, të cilët këtë moment e kanë ruajtur përmes një fotoje dhe kornize në mur.

“Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur”, ka shkruar Einxhel krah këtij kujtimi të veçantë, të cilin e sjell ndërmend edhe sot.