10:26 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këtë muaj Hëna do të jetë më afër se kurrë, mund të shihni më sy detajet e saj (Video)

Hëna këtë muaj do të jetë në qendër të qiellit në mbarë botën.

Sateliti i vetëm natyror i Tokës do të ketë dy takime mbresëlënëse me grupet e yjeve këtë javë, ndërsa hëna do të dal nga objektet e largëta yjore.

Më 7 nëntor, hëna do të kalojë nga grupi i yllit M-35, dhe më 10 nëntor, hëna do të jetë pranë grupit të ‘bletëve’ siç e ka quajtur NASA.

Ndërsa ju mund të shihni këtë lidhje me syrin tuaj, ju do të jeni në gjendje të vëreni më shumë detaje duke përdorur një palë dylbi.

“Këtë muaj, Venus bashkohet me Jupiterin në mëngjesin e 13 nëntorit, ashtu siç bënë në 2015 dhe 2016, kur dy planetet u shfaqën pak më afër se këtë vit”, tha NASA në një video.

“Do të duhet të shikoni shumë të ulët në horizontin lindor-juglindor rreth 45 minuta para lindjes së diellit”. /Indeksonline/