21:39 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Këtë muzikë duhet ta dëgjoni çdo natë para gjumit, ja pse!

Përjetimi i ankthit mund të jetë një luftë e përditshme për disa njerëz, por shkencëtarët besojnë se muzika është një mënyrë e mirë për ta luftuar.

Dr. David Lewis-Hodgson, përfaqësues i ‘Mindlab International’, bëri një studim me grupe për të kuptuar se cilat janë këngët që shumë prej tyre dëgjojnë për të reduktuar stresin.

Pjesëmarrësit u vendosën në situata stresuese të ndryshme. Lewis-Hodgson vuri re rrahjet e zemrës, shkallën e frymëmarrjes dhe presionin e gjakut në çdo individ, pasi secili prej tyre u përpoq të zgjidhte një puzzle që nxit stresin.

Rezultatet e studimit treguan se “Weightless” nga Marconi Union, një këngë specifike e krijuar për ambientet e spa-ve, rezultoi se ishte më relaksuese se të gjitha të tjerat. Përgjatë 8 minutave të saj, kënga provoi se ishte një terapi e vërtetë dhe se ul nivelin e stresit dhe ankthit deri në 65 për qind.

Përveç “Weightless”, Dr. Lewis-Hodgson zbuloi edhe “Someone Like You” të Adele dhe “Strawberry Swing” nga Coldplay, të cilat po ashtu ulin në mënyrë të ndjeshme nivelin e stresit.

Provojeni!

revistaclass