22:24 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këtë nuk e keni dëgjuar, modelja e njohur bën ndërhyrje në këtë pjesë të trupit

Ndërhyrjet kirurgjike në pjesë të ndryshme të trupit apo mbushjet me botox janë bërë tepër të pranishme kryesisht tek femrat, kjo për shkak se ato mundohen t’i përmirsojnë pjesët e ndryshme në trup apo në fytyrë, shkruan Indeksonline.

Edhe modelja e njohur Chrissy Teigen e cila është gruaja e këngëtarit të njohur John Legend ka vendosur të aplikoj botox në një vend interesant, në nënsqetullat e saj.

“Ishte shum e lehtë. Më bën të ndihem më mirë kur vesh fustane. Ndihem më me vetbesim. Ky është budallallëku më i madh që kam bërë ndonjëher, idiotsia më e madhe, por më pëlqen gjithsesi. Sinqerisht nuk kam asnjë pendesë.” Ka rrëfyer Chrissy pasi pranoi se ka injektuar botox në sqetullat e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka bërë këtë ndërhyrje për të evituar djersitjen e tepërt. /Indeksonline/