Këtë numër do ta bartë në fanellë te Legia futbollisti shqiptar

Skuadra nga Polonia, Legia Warsawa, dje gjatë ditës zyrtarizoi lojtarin shqiptar, Ernest Muçi.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe ish-lojtari i Tiranës, do ta bartë fanellën me numër 20-të në skuadrën e re, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi 19-vjeçar luajti në Tiranë, por pas paraqitjeve të mira, ai u transferua në klubin polak.
Vlera e Muçit në “Transfermarkt” shkon deri në 525 mijë euro./IndeksOnline/