23:23 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këtë postim të Arthur Melos më mirë mos ta shoh Messi

Futbollisti brazilian, Arthur Melo këtë sezon u transferua nga Barcelona në Serie A, tek ekipi i Juventusit.

Në Barcelonë, Melo e kishte Lionel Messin. Por, në Juventus e ka rivalin më të madh të argjentinasit, Cristiano Ronaldon, transmeton Indeksonline.

Melo sot ka postuar një fotografi me portugezin, Cristiano Ronaldo. Braziliani e ka shkruar në postimin e tij: “Rrugëtimi fillon këtu nesër”.

Ekipi i Juventus nesër e fillon sezonin e ri në Serie A. “Zonja e Vjetër” do të luaj kundër Sampdorias./Indeksonline/