75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

Këtë s’e keni parë asnjëherë/ Në vend të ujit, futbollistja pi lëngun e kastravecëve ‘turshi’

Gjatë finales së Kupës KNBB në Holandë mes Den Haag dhe PSV (0-1) ka ndodhur diçka që s’e kemi parë asnjëherë.

Futbollistja Jannette van Belen u largua nga loja në minutën e 80’të dhe ishte ajo që na befasoi pasi u ulë në pankinë, shkruan IndeksOnline

Në vend se të freskohej me ujë, ajo mori dhe piu lëngun e kastravecëve turshi.

Nuk e dimë nëse ky lëng është i preferuari i saj apo është urdhër i trajnerit.

23-vjeçarja gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 17 ndeshje, ku ka shënar 2 gola dhe ka bërë 4 asisitme./IndeksOnline/