Këtë të mërkurë, bëhet një vit që kur Van Dijk u driblua për herë të fundit
Virgil Van Dijk transferua për 75 milionë funta tek Liverpool. Çmimi i tij u diskutua shumë dhe u quajt i mbivlerësuar.
15 muaj pas transferimit të tij, ai po cilësohet si mbrojtësi më i mirë në botë, transmeton Indeksonline.
Statistikat e holandezit janë të mahnitshme. Asnjë lojtar këtë sezon nuk ka arritur ta dribloj atë.
Por cili është futbollisti i fundit që e ka dribluar atë?
Futbollisti i fundit që e ka dribluar atë është ish-mesfushori i Newcastle, Mikel Merino me 3 mars të vitit të kaluar.

Që nga transferimi i tij, Liverpool ka pësuar vetëm katër humbje në ligë në 48 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 32 gola./Indeksonline/
